1 Apr 2026, Wed

Zbulohen 10 sportistët më të paguar të të gjitha kohërave

Është zbuluar sportisti më i paguar i të gjitha kohërave.

Vendi i parë i përket legjendës së NBA-së, Michael Jordan, i cili ka grumbulluar një pasuri prej 3.3 miliardë dollarësh.

Ronaldo është vetëm i pesti kur bëhet fjalë për listën e sportistëve më të paguar të të gjitha kohërave.

Sipas Sportico, sulmuesi i Al Nassr ka grumbulluar 1.58 miliardë dollarë fitime të rregulluara me inflacion, të cilat përdoren për të krahasuar fitimet e yjeve të sportit, të kaluara dhe tani të bazuara në vlerën e ditës aktuale.

Ndërkaq, Lionel Messi është në pozitën e shtatë dhe ka fituar një total prej 1.48 miliardë dollarësh.

Këtu janë 10 sportistët më të paguar të të gjitha kohërave:

1.Michael Jordan – Basketboll – 3.3 miliardë dollarë

2.Tiger Woods – Golf – 2.5 miliardë dollarë

3.Arnold Palmer – Golf – 1.7 miliard dollarë

4.Jack Nicklaus – Golf – 1.63 miliard dollarë

5.Cristiano Ronaldo – Futboll – 1.58 miliard dollarë

6.LeBron James – Basketboll – 1.53 miliard dollarë

7.Lionel Messi – Futboll – 1.48 miliard dollarë

8.Floyd Mayweather – Boks – 1.41 miliard dollarë

9.Roger Federer – Tenis – 1.38 miliard dollarë

10.Phil Mickelson – Golf – 1.36 miliard dollarë

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *