Nga privimi nga jeta e 18-vjeçarit deri tek rasti në kazino – Vrasjet që tronditën Kosovën në vitet e fundit

Që nga viti 2023 një numër shumë i madh i vrasjeve është duke ndodhur në Kosovë. Ky numër vetëm se po rritet.

Këto vrasje makabre janë nga arsyet të ndryshme, vrasje të cilat kanë ndodhur për prona, për pasuri, nga gjaknxehtësia, për mosmarrëveshje me njëri tjetrin, për hakmarrje e të tjera. Ky fakt po i shqetëson edhe qytetarët nga frika se do të shtohet numri i tyre.

Insajderi ju sjell disa nga vrasjet që kanë ndodhur në vendin tonë.

Vrasja e Lulzim Fejzullahut

Së fundmi, një nga ngjarjet tronditëse dhe vrasjet më makabre është ajo e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahut nga Podujeva, ku dyshohet se u realizua nga dy bashkëmoshatarë të tij, të cilët njëherë e kanë goditur me veturë e më pas me shufër metalike.

Pas lëndimeve që ka pësuar nga të dyshuarit të moshës së mitur, viktima është dërguar në trajtim mjekësor në QKUK. Si pasojë e plagëve të rënda Lulzimi nuk arriti të mbijetojë, e si shkak i kësaj, ndërroi jetë në Spitalin e cekur lartë, ku la një motër e vëlla pas tij.

Policia e Kosovës pas raportimit fillestar të policisë fillimisht rastin e kishin cilësuar si “Therje me thikë”, pastaj “Vrasje në tentativë”, ndërkaq tash ka orientuar hetimet në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Gjithashtu, Policia ka dhënë shpjegim për Gazetën Insajderi se arsyeja e sulmit ndaj 18 vjeçarit ka qenë pas një zënke që të miturit kanë pasur mes vete, ditën kritike.

Vdekja në rrethana të dyshimta e Artila Kamerit

Një nga ngjarje më të rënda është edhe ajo e Artila Kamerit nga Gjakova, e cila ka rënë nga kati i dytë i hotelit “Venus” në Graçanicë, magjistralen Prishtinë – Lipjan, ku si pasojë e rënies ka marrë lëndime të rënda trupore të cilat kanë rezultuar të jenë fatale për të dhe ka mbetur e vdekur.

34 vjeçarja dyshohet se ishte bashkë me një person në një dhomë të hotelit derisa viktima dyshohet se pas një zënke ka kërcyer nga ballkoni i objektit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. E ndjera pas vetës ka lënë një vajzë.

Policia menjëherë ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike. Për rastin ka folur edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës. Zëdhënësja e këtij institucioni, Laureta Ulaj, ku tha se rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”.

Vrasja e Liridona Ademajt

Vrasje tjetër mizore është ajo e 33 vjeçares, Liridona Ademaj e cila u gjet e vrarë në veturën e saj në Prishtinë. Kjo ngjarje ka tronditur edhe më shumë vendin, pasi që Prokuroria kanë filluar menjëherë hetimet mbi rastin dhe u kuptua që një vrasje e tillë u bë me urdhër të bashkëshortit të saj Naim Murseli në bashkëpunim me tre persona të tjerë të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Fillimisht, partneri i Liridonës Naim Murseli në një deklaratë për policinë kishte thënë se ajo u vra nga grabitësit të cilët iu kishin dal në pritë, ku sipas tij e kanë qëlluar me armë zjarri. Ky pretendim nuk zgjati shumë, e vërteta doli në shesh falë Policisë së Kosovës, të cilët kanë marrë masa të menjëhershme për intervenim.

Të kujtojmë se, Liridona ishte nënë e dy djemve, të cilët ishin prezent në ditën kritike të vrasjes bashkë me ta edhe Naim Murseli, ku i njëjti voziste veturën.

Vrasja e argjentinases në Fushë Kosovë

Në Fushë Kosovë, një shtetase nga Argjentina me inicialet M.K dyshohet se e kishte hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit të katit të gjashtë i dashuri i saj E.N. Viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe si pasojë e tyre kishte ndërruar jetë në QKUK.

Kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje me të dashurin e saj kosovar nga komuna e Drenasit me shtetësi të Zvicrës.

Vrasja e 31 vjeçarit në Prizren

Më 3 janar të 2023-ës në qytetin e Prizrenit, Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra”, dyshohet se kishte vrarë një 31-vjeçar nga Shqipëria, Visar Cengu dhe plagosi një 27 vjeçar në parkingun e lokalit të tij “Kobra City” në Prizren.

Kjo ngjarje tronditëse ka ardhur si shkak i konfliktit ku kishte nisur brenda lokalit të “Kobrës”, të cilën dyshohet se ka qenë fatura me vlerë 400 euro e të rinjtë nga Kukësi nuk kishin pranuar ta paguanin.

Më tej, kukësianët janë bartur në spitalin rajonal të Kukësit. Sipas informacioneve të para 31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i plagosuri po qëndronte nën kujdesin e mjekëve.

Vrasja e nënës nga djali i saj në Pejë

Një ndër vrasjet më të rënda kishte ndodhur më 14 prill 2023 ku djali i kishte prerë kokën nënës së tij (58 vjeçares) e më pas ia kishte pirë gjaku. Viktimës i kishte shkaktuar mbi 20 plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Urim Hyseni ishte personi i dyshuar, e sipas aktakuzës, kishte vrarë nënën e tij me thikë, ku trupin e saj e kishte ndarë në dy pjesë, kokën ia kishte lënë në njërën anë të shtëpisë ndërsa trupin në anën tjetër.

I dyshuari pas kryerjes së aktit ishte arrestuar dhe konsultuar me ekspertin psikiatrik Nysret Pepaj, i njëjti kishte raportuar para gjyqtarit të procedurës paraprake duke thënë se “ndodhin këto raste, kanë ndodhur edhe më përpara dhe nuk kemi çka të bëjmë tash”.

Vrasja në “Bon Vivant”

Një ngjarje banditeske kishte ndodhur më 4 gusht të vitit të kaluar 2023, në njërin nga lokalin më të frekuentuar në kryeqytet “Bon Vivant”.

Në vendin e ngjarjes ka pasur të shtëna me armë zjarri ku kishte mbetur i vrarë Kastriot Ramadani, e që ishte i shoqëruar me Dukagjin Nikollaj, i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, që kishte një të kaluar kriminale.

Sipas Prokurorisë, gjatë gjuajtjes me armë zjarri janë plagosur 7 persona, ku njëri nga ta kishte marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

Vrasja e axhës në Malishevë

Një krim kishte ndodhur brenda familjes në fshatin Kijevë të Malishevës, më 28 prill 2023, 38-vjeçari Berat Berisha, kishte privuar nga jeta xhaxhain e tij Sadri Berisha, në oborrin e shtëpisë së tij, për shkak të një mosmarrëveshje për pronësi.

Vrasja e “Dhisë” në Podujevë

Në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, kishte ndodhur ishte privuar nga jeta Valmir Breznica me nofkën “Dhia”, teksa gruaja kishte mbetur e plagosur, kjo ngjarje kishte në sy të gruas dhe fëmijës së tij, në një market të këtij qyteti.

Vrasja e Nusret Cenës nga Kaçaniku

Më 23 janar 2023, Nusret Cena ish – pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte ekzekutuar me breshëri plumbash nga disa persona të panjohur, teksa ai ndodhej në veturën e tij.

Ngjarja kishte ndodhur në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

Autoritetet kishin thënë se në automjetin që po e voziste është shtënë nga afër me kallashnikov, ndërkaq vetura nga e cila dyshohet të jetë shtënë është gjetur e djegur rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes.

“Pazare me prona” – Vrasja e Rexhep Tahirit në hotelin “Adria”

Me 18 mars, në lagjen Arbëria, në kryeqytet pranë hotelit “Adria”, të dyshuarit Avni dhe Mustafë Mustafanë bashkëpunim me njëri tjetrin kishin vrarë viktimën nga Podujeva, Rexhep Tahirin (50 vjeçar). Arsyeja e kësaj vrasjeje dyshohet të ketë qenë pazaret e pronave, ku viktima kishte akuzuar dorasin se e ka mashtruar sa i përket pronave.

Dy vrasjet në Klinë

Klina ishte njëra ndër vendet që u trondit nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur afër vendit të njohur si “Ujëvara e Mirushës”, ku kishte mbetur i vrarë 23-vjeçari dhe dy vëllezërit e tij ishin plagosur.

Në një mbrëmje me familjen e tyre kishin shkuar në një restorant për iftar. Viktima ishte përballur me të dyshuarit në parkingun e vendit të cekur më lartë.

Në Klinë gjithashtu kishte ndodhur edhe një vrasje tjetër, në muajin gusht. Aty kishte mbetur i vrarë Anton Prela, i cili ishte duke pirë kafe në një lokal. Viktimën e kishte privuar nga jeta Tush Frrokaj.

Vrasje e trefishtë në Rufc të Lipjanit, burri vrau gruan, djalin e pastaj veten

Në fshatin Rufc të Lipjanit, një burrë kishte privuar nga jeta gruan, djalin e tij e më pas dhe veten. Tri jetë të familjes Bekteshi u shuan.

Abedin Bekteshi, kryefamiljari apo babai dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tyre, Arditin, i cili ishte në moshën e rinisë 24-vjeçar dhe me të meta mentale, e pas tij kishte qëlluar edhe veten.

Vrasja në një kazino në Skenderaj

Një vrasje tjetër e rëndë kishte ndodhur në muajin korrik, ku dy persona të maskuar kishin hyrë në një lokal në fshatin Runik të Skenderaj dhe kishin qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, duke privuar nga jeta një 39-vjeçar, Nexhmedin Loshin. Ndërsa gjatë gjuajtjes kishin mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë.

Related Posts

Only people with ‘sniper vision’ can find the car in this photo and it’s much harder than you think

People admitted they struggled even after getting hints A game people have long played online has left some people scratching their heads as they really can’t find…

Young girl performs ‘forbidden’ Dolly Parton song on ‘The Voice,’ leaves judges speechless

Four decades after Dolly Parton denied Elvis Presley the rights to “I Will Always Love You,” a 13-year-old Austrian girl took the ballad and made it all hers. The “forbidden” song…

niceeee

Inside the life of Chaz Bono: Cher had problems with him being gay

Chaz Bono has been through a lot, and being the child of a major music star and actress in Cher hasn’t made things much easier. He’s always…

Diddy’s son speaks out about ‘false narratives’ following his dad’s arrest

The rapper’s adoptive son Quincy Brown has defended his dad on social media Warning: This article contains discussion of sexual assault which some readers may find distressing…

Kevin Bacon discovered he was related to wife Kyra Sedgwick after taking mind-blowing DNA test

Kevin Bacon has been married to Kyra Sedgwick since 1988 Kevin Bacon and his wife Kyra Sedgwick discovered they were related to one another after undergoing a…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *