Mijëra euro mashtrim me vizat amerikane, pranga 5 personave, 1 në kërkim! Prokuroria: I shoqëronin aplikuesit në Ambasadë dhe…

5 persona kanë rënë në prangat e policisë e një tjetër është shpallur në kërkim këtë të Enjte pasi akuzohen për mashtrim me viza amerikane dhe kontrabandim të njerëzve.

Siç bën me dije policia, njëri prej autorëve ka përfituar shuma prej 10 mijë eurosh me premtimin për të lëshuar viza për në SHBA, me formularë të rremë.

“Në vijim të këtyre hetimeve, më datë 08.02.2024, janë arrestuar dhe vënë në ekzekutim 5 vendime gjykate për masat e sigurimit personal “Arrest në burg”, për gjashtë shtetas, R. N., K. P., K. K., K. L. dhe Xh. S., si dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në skema mashtrimi të aplikimeve dhe marrjeve të vizave amerikane, me dyshimin e dhënies ndihmë për kontrabandim të qenieve njerëzore. Në disa raste i dyshuari kryesor R. N. ka përfituar shuma prej 10 000 eurosh për premtimin dhe garantimin e lëshimit të vizave amerikane, për persona të ndryshëm, duke lehtësuar emigrimin e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane. Vazhdojnë hetimet për persona të tjerë fizikë dhe juridikë, apo subjekte të tjera të perfshira në këto skema mashtrimi me viza amerikane dhe kontrabandim të qenieve njerëzore”, njofton policia.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar jep informacion dhe për emrin e faqes në Instagram që përdorej për qëllime të tilla.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore në funksion të këtij procedimi, rezulton se shtetasi R.N., nëpërmjet adresës në rrjetin social ‘Istagram’, emrin “viza_amerikane_insider”, kishte vendosur postimin “viza Amerikane me garanci 100%. “Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’ju aprovohet. 0683318483. “

Mësohet se shtetasi me inicialet R.N paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kulifikoheshin ai merrte shumën prej 10.000 Eurosh.

Related Posts

How to check if you’ve lost this tendon on your arm to evolution

Our bodies truly are amazing tools. So amazing, in fact, that I don’t think the vast majority of us ever appreciate the marvel of natural evolution that…

Mom wants daughter with rare birthmark to know she’s beautiful

All of us are born uniquely special and irrefutably beautiful in our own way. One of the most breathtakingly fabulous things about being human is that no…

Avoid entering the sea if you notice currents forming like this

When it comes to safety, knowledge is of the utmost importance. The more we understand about the ocean and its ways, the better equipped we are to…

Pizza delivery worker allegedly stabs pregnant customer 14 times over a ‘lousy tip’

The delivery driver is now facing charges of attempted murder, home invasion with a firearm, kidnapping and aggravated assault with a weapon Not getting a tip can…

Man left heartbroken after finding out he never had cancer despite being put on chemotherapy treatment for 9 years

Anthony Olson was told that he would die without getting treatment A man received chemotherapy for almost a decade went on to learn that his cancer was…

Vince Gill sings for Jesus after being told not to

Vince Gill is a country singer with an impressive resume; boasting the most Grammy Awards ever won by a male country music singer and more than 20…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *