1 Apr 2026, Wed

Lista Serbe fton qytetarët që të protestojnë të hënën, shkak çështja e dinarit

Lista Serbe ka ftuar të gjithë qytetarët e këtij komuniteti që të hënën të protestojnë në Mitrovicë të Veriut.

Kjo protestë është paralajmëruar për shkak të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit si mjet pagese.

Lista Serbe mbështet protestat në Mitrovicë të Veriut, të paralajmëruara nga shoqata e pensioniste dhe në të njëjtën kohë ftojmë të gjithë qytetarët nga Kosova që të hënën më datën 12 shkurt nga ora 12:00 të marrin pjesë në këtë protestë demokratike kundër vendimit të regjimit në Prishtinë për të ndaluar dinarin dhe pagesat”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Protesta thirret edhe për kundërshtimin e siç thuhet “militarizimit të veriut”.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *