Konjufca mbeti i habitur kur Kurti u pyet nga gazetarët për raportimet për atentat ndaj tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë simotra të socialistëve.

Ai këtë deklaratë e ka bërë pasi është pyetur për raportimet se ka pasur një tentim atentat ndaj tij.

Teksa kryeministri Kurti po përgjigjej, ajo që ka rënë në sy është reagimi i kryekuvendarit Glauk Konjufca i cili ndodhej pranë tij.

Konjufca në bazë të reagimit që bën, duket sikur të mos ketë pasur dijeni fare për një gjë të tillë.

RTK ka raportuar nga burimet e sigurisë se ka pasur një tentativë atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, “nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, kanë thënë nga MPB e e Maqedonisë për Euronews Albania.

Në lidhje me tentim atentatin ndaj tij, Kurti tha se ka mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd.

“Nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë se kishte shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup”, tha Kurti.

Related Posts

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Jennifer Lopez’s first husband has savage message for her amid ongoing divorce from Ben Affleck

Actor Ojani Noa was Lopez’s first husband before they divorced after less than a year The man who was married to Jennifer Lopez before Ben Affleck shared…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *