Kush ishte Alexei Navalny, kundërshtari i ashpër i Vladimir Putin që vdiq në qeli

Alexei Navalny ka lindur në Butyn, një qytet 40 kilometra larg Moskës. Ai u diplomua për drejtësi nga Universiteti “Miqësia e Popujve” më 1998 dhe përfundoi një program për drejtues të rinj në Universitetin amerikan Yale, në vitin 2010.

Gjatë angazhimit të tij politik në Rusi, Alexei Navalny u përball me goditje, qoftë me sulme fizike, apo burgosje, me përkushtim dhe zgjuarsi. Ky përkushtim bëri që ai të kthehej nga Gjermania, ku u kurua nga helmimi, në Rusi ku e priste burgu.

Ai fitoi vëmendje duke ekspozuar korrupsionin në qarqet e dyshimta të lidhjeve të biznesit me politikën në Rusisë. Një prej angazhimeve të tij të para ishte blerja e një përqindjeje në një kompani ruse karburantesh, për t’u bërë aksioner aktivist që të nxiste transparencë.

Duke u përqëndruar në çështjet e korrupsionit, puna e Navalny tërhoqi shumë shpejt vëmendjen e rusëve, që po e ndjenin se po mashtroheshin dhe veprimet e tij ishin më të kuptueshme për rusët, sesa shqetësimet më abstrakte dhe më filozofike rreth idealeve demokratike dhe të drejtave të njeriut.

Ai u dënua në vitin 2013 për keqpërdorim, që ai e quajti përndjekje të motivuar politikisht dhe u dënua me pesë vite burgim, por zyra e prokurorit, në një veprim befasues, kërkoi lirimin e tij deri në vendimin e apelit. Apeli e dënoi më pas me kusht.

Një ditë para se të dënohej, Navalny u regjistrua si kandidat për kryebashkiak të Moskës. Opozita e konsideroi lirimin e tij si rezultat i protestave të mëdha në kryeqytet që pasuan dënimin e tij, por shumë vëzhgues e interpretuan atë si një dëshirë të autoriteteve për t’i dhënë një farë legjitimiteti garës zgjedhore për kryebashkiak.

Navalny doli i dyti në zgjedhje, një arritje e madhe duke marrë parasysh që kandidati tjetër kishte tërë makinerinë politike të Putin prapa vetes si dhe për shkak të popullaritetit të tij për përmirësimet infrastrukturore dhe estetike të Moskës.

Popullariteti i Navalny u rrit pas vdekjes së politikanit karizmatik Boris Nemtsov, i cili u vra në një urë afër Kremlinit.

Sa herë që ka folur për Navalny, Presidenti Putin me qëllim nuk ia ka përmendur emrin, duke iu referuar atij si “ai personi” apo me fjalë të ngjashme, në përpjekje me gjasë për të zbehur rëndësinë e tij.

Në qarqet opozitare, Navalny shpesh është konsideruar si një politikan me prirje nacionaliste, që mbështeste të drejtat e rusëve etnikë – ai mbështeti aneksimin e Krimesë nga Moska në vitin 2014, ndonëse shumica e shteteve e konsideruan atë të jashtëligjshme – por rezervat ndaj tij janë kompensuar me hulumtimet e fuqishme mbi korrupsionin që ka bërë organizata e tij, “Fondi për Luftën ndaj Korrupsionit”.

Ndonëse televizionet e kontrolluara nga shteti e injoruan Navalny, hulumtimet e tij fituan popullaritet mes të rinjve rusë përmes videove në YouTube dhe postimeve në faqen e tij të internetit dhe në rrjete sociale. Kjo strategji e ndihmoi atë të depërtojë në pjesën rurale, përtej qendrave politike e kulturore si Moska dhe Shën Petersburgu, duke krijuar një rrjet të fortë qendrash rajonale.

Veprimtaria e tij u zgjerua nga lufta kundër korrupsionit, duke e kritikuar gjerësisht sistemin politik të Putin, i cili udhëheq Rusinë prej dy dekadash. Ai ishte figura qendrore e protestave të pashembullta kundër rezultateve të dyshimta të zgjedhjeve qendrore dhe përjashtimit të kandidatëve të pavarur nga to.

Ai e cilësonte partinë e Putin, “Rusia e Bashkuar”, si një parti të ‘batakçinjve dhe hajdutëve’.

Në vitin 2019, ndërsa ishte duke vuajtur dënimin për përfshirje në protesta, ai u dërgua në spital me një sëmundje që autoritetet thanë ishte reagim alergjik, por që disa mjekë thanë se dukej si helmim.

Një vit më vonë, më 20 gusht të vitit 2020, ai u sëmur rëndë gjatë një fluturimi duke u kthyer në Moskë nga qyteti siberian Tomsk, ku po u ndihmonte kandidatëve opozitarë të organizoheshin. Ai u rrëzua mes ulëseve të aeroplanit, ndërsa po kthehej nga banjoja. Aeroplani u ul me urgjencë në qytetin Omsk, ku ai qëndroi dy ditë në spital, ndërkohë që përkrahësit e tij iu lutën mjekëve që ta lejonin të shkonte në Gjermani për kurim.

Në Gjermani, mjekët arritën në përfundimin që ai ishte helmuar me agjemntin nervor Novichok – një helm nervor i përdorur ndaj ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Angli në vitin 2018, që gati shkaktoi vdekjen e tyre.

Për gati dy javë, Navalny ishte në gjendje kome. Atij iu desh disa javë për të rehabilituar të folurit dhe lëvizjet.

Kremlini mohoi kategorikisht se ishte prapa helmimit të tij, por Navalny e sfidoi këtë mohim përmes një hapi të pazakontë, një telefonate kurth. Ai publikoi incizimin e një bisede telefonike që tha se e kishte bërë me një anëtar të një grupi oficerësh të Shërbimit Federal të Zbulimit rus, FSB, për të cilin ai pretendon se kishte kryer helmimin e tij dhe më pas ishte përpjekur ta mbulonte atë. FSB-ja tha se incizimi ishte i falsifikuar.

Autoritetet ruse shkuan më tej. Ndërkohë që Navalny ishte në Gjermani, ato thanë se ai kishte shkelur rregullat e dënimit me kusht dhe se do të arrestohej po të kthehej në atdhe.

Por qëndrimi jashtë vendit nuk ishte në natyrën e tij. Ai dhe gruaja e tij u nisën me aeroplan drejt Moskës me 17 janar të vitit 2021. Me të mbërritur, ai u tha gazetarëve që kishin dalë në aeroport, se ishte i lumtur që ishte kthyer, eci drejt kontrollit të pasaportave dhe menjëherë u arrestua. Pas 2 javësh, ai u gjykua dhe dënua me 2 vjet e gjysmë burg.

Këto ngjarje nxitën protesta të mëdha në tërë Rusinë, gjatë të cilave u arrestuan 10,000 njerëz.

Një gjykatë e Moskës në vitin 2021 e shpalli organizatën e tij dhe 40 zyrat e saj rajonale si organizata ekstremiste, duke i hapur rrugën autoriteteve të përndjekin pjesëtarët e ekipit të tij.

Kur Putin dërgoi forcat për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt të vitit 2022, Navalny e dënoi me forcë luftën në rrjete sociale nga burgu dhe gjatë paraqitjeve në seancat gjyqësore.

Pas më pak se një muaj që nga fillimi i luftës, ai u dënua me 9 vjet burg për keqpërdorim dhe mosrespektim të kërkesave të gjykatës. Ai dhe përkrahësit e tij i quajtën akuzat të fabrikuara. Pas kësaj, hetuesit nisën një hetim të ri dhe në gusht të vitit 2023 Navalny u dënua nën akuzat për ekstremizëm me 19 vjet heqje lirie.

Pas shqiptimit të dënimit, Navalny tha se ai e kupton që “është i dënuar me burgim të përjetshëm, që do të zgjasë sa të jetë ai gjallë, ose sa të jetë gjallë regjimi”.

Në mars të vitit 2023 dokumentari “Navalny” mbi jetën e tij fitoi çmimin Oscar.

Gruaja e tij, që foli në ceremoninë Oscar, tha: “Burri im është në burg vetëm pse po thotë të vërtetën. Burri im është në burg vetëm pse po mbron demokracinë. Alexei, e ëndërroj ditën kur do të jesh i lirë dhe kur vendi ynë do të jetë i lirë. Mbahu, dashuria ime”.

Veç bashkëshortes, Navalny la pas një djalë dhe një vajzë.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *