1 Apr 2026, Wed

Vdekja e Navalnyt, Berisha: 1 minutë heshtje për këtë luftëtarë të lirisë

Ish-Kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e radhës në ‘rrugën e shpresës’, ka kërkuar që të pranishmit të mbajnë 1 minutë heshtje për vdekjen e opozitarit rus Alexei Navalny.

Berisha e quajti Navalnyn luftëtarë të lirisë dhe frymëzim për të gjithë ata që luftojnë kundër diktaturave dhe regjimeve putiniste.

Sali Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të dinjitetit njerëzor, të guximit, kurajos, misionarë të shpresës dhe të ardhmes tonë. Një përshëndetje të përzemërt ju dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që shohin 20 shkurtin si ditën e ngadhënjimit, si ditën e triumfit të dinjitetit të qytetarit shqiptar, triumfit të Shqipërisë dhe kombit tonë.

Në këtë fjalë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për veprën e pavdekshme të disidentit, opozitarit të pamposhtur ndaj regjimit diktatorial, barbar të Vladimir Putinit, Aleksej Navalnyt. Për çdo njeri që lufton për liri dhe dinjitet, Navalny do të mbetet frymëzimi i tij. Ai kaloi jo njëherë, por disa herë nga vdekja në vdekje dhe kurrë nuk pushoi së luftuari kundër diktatorit mizor dhe regjimit të tij. Ndaj dhe ju ftoj ju luftëtarë të lirisë, ta nderojmë me 1 minutë heshtje këtë luftëtarë të lirisë, frymëzim për të gjithë ata që luftojnë kundër diktaturave, regjimeve putiniste kudo që ndodhen.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *